
Humbja 5-1 e Dinamos kundër Flamurtarit ka trazuar ndjeshëm ambientin te kryeqytetasit. Skuadra e Nevil Dedes shihej si favorite absolute për t’u rikthyer në elitë. Por, ajo humbje e turpshme në “Selman Stërmasi” ka bërë që drejtuesit të “shkundin” fort skuadrën.
Së fundmi është vendosur që nuk do të ketë asnjë prononcim për mediet deri në ndeshjen e radhës. Për të qenë sa më të fokusuar në takimin e radhës, drejtuesit kanë zgjedhur të ketë heshtje për shtyp.
5 golat e pësuar janë shumë për një ekip pretendent dhe me mjaft kualitete si Dinamo. Ndërkaq, disa lojtarë janë aktivizuar me skuadrën U-21 pas sfidës me vlonjatët. Bëhet fjalë për Prodanin, Bardhin, Daija dhe Samake.
Poll