
Flamurtari duket se e do me çdo kusht në në ekip lojtarin e Kombëtares Ledian Memushajn, i cili ende është në dilemë se këtë të zgjedhë. Në Vlorë janë gati të plotësojnë kushtet e mesfushorit, por nuk dihet nëse do të jetë në planet e tij një kthim në Superligë pas largimit nga Seria A.
Ndërkohë që në sulm për shërbimet e lojtarit kuqezi janë hedhur dhe disa ekipe italiane. Bëhet fjalë për Frozinonen e cila është e gatshme të arrijë një marrëveshje me mesfushorin e Kombëtares shqiptare.
Gjithashtu në "lojë" për shërbimet e lojtarit është edhe Kievo e cila ka shfaqur interes për Memushjan. Në këtë rast do të jetë mesfushori që do të ketë luksin të zgjedhë se ku do të vazhdojë karrierën e tij.
Poll