Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Flamurtari drejt shkrirjes, lojtarët vendosin kushte për IDRIZIN

Shkruar nga NEWSPORT
Flamurtari drejt shkrirjes, lojtarët vendosin kushte për IDRIZIN

Flamurtari i këtij sezoni nuk është askund. Vendi i fundit në tabelën e klasifikimit dhe problemet me pagat, kanë shtyrë disa prej lojtarëve që të largohen nga Vlora. Semir Bajraktarevvic, Lirim Mema dhe Bajram Nebihi kanë disa kohë që nuk janë pjesë e klubit, duke u larguar përfundimisht nga Flamurtari.

Në një situatë të tillë, administratori Sinan Idrizi ka takuar disa nga lojtarët titullarë duke iu premtuar rrogat e prapambetura. Kujtojmë se Flamurtari nuk paguhet prej fillimit të sezonit, duke bërë që në Vlorë të nisë "eksodi". Lojtarët duket se kanë vendosur kushte për presidencën. Mësohet se nëse pagesat nuk kryhen brenda dhjetorit, lojtarët nuk do të kthehen më në ekip. Dy ndeshjet e fundit mund të jenë ato që do vendosin për të ardhmen, me kuqezinjtë që rrezikojnë shkrirjen pas pushimeve të janarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga