Tifozët kuqezi kanë bërë një njoftim shumë të rëndësishëm për ndeshjen e sotme me Francën, e dyta në grup. Para kësaj ndeshjeje është menduar të shpaloset në bregdet një flamur gjigant kuqezi, që, sipas tifozëve kuqezi, është rreth 11 mijë metra katror. Dhe për ta shpalosur sa më bukur këtë flamur duhen sa më shumë tifozë të Shqipërisë, ndaj dhe tifozët kuqezinj kanë bërë thirrje për ndihmë. Ata kanë dhënë edhe detajet e organizimit.
Synohet "Guinness". Ky do të jetë flamuri më i madh kuqezi në histori, 3 herë më i madh se ai që u shpalos në ndeshjen me Ukrainën, në stadiumin “Qemal Stafa”, që bëri xhiron e botës në atë kohë. Synimi është që tifozët kuqezinj të hyjnë në "Guinness", në librin e rekordeve, me flamurin më të madh të shpalur nga tifozët.