Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Flamuri i Shqipërisë duhet të jetë në stadiume", Bylbyl Sokoli: I vetmi shpëtim nga terroristët serbë është BASHKIMI KOMBËTAR

Shkruar nga NEWSPORT
"Flamuri i Shqipërisë duhet të jetë në

Në Kosovë janë momente të trazuara në Veri të vendit teksa sulmet terroriste serbe kanë sjellë edhe vdekjen e nje efektivi policor. Nga sulmi serb mbeti i vdekur, Afrim Bunjaku. Ky rast nuk ngeli pa u përmendur edhe në emisionet sportive, ku një ndër ta ishte “Dueli Sportiv” i cili transmetohet në RTV Dukagjini.

Tek kjo temë u ndal gjatë pikërisht ish-futbollisti dhe analisti Bylbyl Sokoli, i cili përveç se foli për të rënin në Mitrovicë, theksoi se i vetmi shpëtim nga terroristët serbë, është nëse Kosova bashkohet me Shqipërinë.

“Gjithmonë është vështirë të komentosh ngjarje të tilla. Heroizimi i Policisië sonë i dëshmuar në 20 vitet e fundit asnjëherë nuk ka qenë në dilemë. Edhe kësaj radhe ata që sakrifikuan për këtë vend ishin policët. I shpreh ngushëllimet e mia për Afrim Bunjakun, i cili dha jetën për këtë vend që është sakrifikuar shumë. Serbët e treguan dhe njëherë ftyryën e tyre. Shpresoj që të jetë viktima e fundit, shpresoj që shteti ynë të përpiqet që edhe këtë sfidë ta përballojë. Më pëlqeu reagimi i shtetit AMË, Shqipërisë. Nëse duam të shpëtojmë nga terroristët serbë që kanë 20 vite që terrorizojnë, i vetmi shpëtim është BASHKIMI KOMBËTAR”, është shprehur Bylbyl Sokoli.

Më pas, Sokoli u ndal edhe tek tifozët dhe slloganet që tifogrupet e klubeve shqiptare kanë bërë në përkujtim të rastit në Kosovë. Analisti foli edhe për temën e flamurit Kombëtar shqiptar që mendon se duhet të jetë prezent nëpër stadiumet e Kosovës.

“Tifozët janë mjaft origjinalë në slloganet që shfaqin. Por duhet t’ia u kujtojmë në çdo stadium serbëve krimet. Mjaft kanë vrarë fëmijë në Kosovë. Flamuri i Shqipërisë duhet të jetë në stadiume. Në asnjë rregull të UEFA-s apo FIFA-s nuk thuhet se ndalohet flamuri i Shqipërisë. Ne vetë e kemi thënë diçka të tillë. Në Spanjë, Gjermani e kudo mund të shpalosësh çfarëdo flamuri dëshiron. Në ndeshjen e ardhshëm të Kosovës dhe shpalosim 15 mijë flamur Kombëtare nuk na ndalojnë. Ne kemi të drejtë jo vetëm flamurin shqiptar, por cilido flamur", tha më tej analisti shqiptar.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga