AF Elbasani luan ndeshjen e parafundit në Kategotinë e Dytë ndaj Labërisë në Kompleksin Sportiv “Labëria” të Dielën e 30 Prillit, në orën 15:00.
Të besuarit e Erjol Merxha aktualisht ndodhen në vendin e parë ne kuotën e 54 pikëve në 20 ndeshje. Ndjekësi i tyre më i afërt është Pogradeci me 47 pikë që ka një ndeshje më pak për të luajtur.
Ndaj fitorja nesër ndaj ekipit nga Vlora e ngjit automatikisht në Kategorinë e Parë. Ata njoftojnë nëpërmjet një postimi në facebook për ndeshjen e javës së 21 që është edhe java parafundit.
Postimi i AF Elbasnit: “Luajmë javën e 21-të e të parafundit në Vlorë. Fitorja ndaj Labërisë sjell automatikisht ngjitjen tonë në Kategorinë e Parë! Të dielën shkojmë në Jug për ‘hapin e fundit’!”.