Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Fitorja ndaj Vorës, Gugash Magani: Sot kemi qenë me pak fat, nuk kemi organikë shumë të pasur

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja ndaj Vorës, Gugash Magani: Sot kemi qenë me pak fat, nuk kemi

Ka përfunduar ndeshja mes Lushnjes dhe Vorës e cila ishte e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Parë. Ndeshja që u zhvillua në Lushnje përfundoi me fitoren 2-1 të vendasve. Ndërkohë që Vora mori dhe dy kartonë të kuq në këtë sfidë. Pas kësaj ndeshje për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Lushnjes, Gugash Magani.

“Një skuadër shumë e mirë dhe e mirë financuar dhe duket sepse është në katërshen e parë të Katëgorisë së Parë. Nuk kemi luajtur keq në asnjë ndeshje, por pikët dhe rezultatet janë ata që tregojnë. Kemi qenë me pak fat sot dhe ishim në superioritet përsa i përket numrit të lojtarëve. Canka është një lojtar kyç sepse ka eksperiencë. Sapo ka ardhur nga dëmtimi dhe nuk është akoma n ë 100% e tij. Në momentin më të mirë që duhet të ruanim balancat, kaluam në aventurë dhe kundërsulmi i Vorës ishte vrasës. Kundërshtari na vuri në vështirësi dhe morëm masat. Por menduam të administronim 2-1 sepse na duheshin 3 pikët, por jam i kënaqur me rezultatin dhe skuadrën. Canka u zëvndësua sepse u dëmtua në pulpën e këmbës, ai po luante mirë dhe në momente të veçanta mban topin dhe ka eksperiencën dhe skuadra ka siguri me atë.

Të jem i sinqertë ne nuk kemi organikë shumë të pasur me lojtarë që bëjnë diferencën. Në fillimet e mi ate Lushnja është bërë një rotacion dhe skuadra është shpërbërë. Unë jam trajner dhe jo menaxher. Ne nuk kemi akoma organikën. Kemi patur dy dëmtime të rëndësishme siç janë Kasmollari dhe Disha. U detyruam që të rikthenim Andonin që është një numër 6. E rëndësishme është që të na dëgjojë kur flasim për mentalitet fituesi. Unë kam gjithë këtë eksperiencë dhe jemi skuadër me histori. Po t’ju referohemi shifrave jemi mundur nga të gjithë skuadrat e kreut përveç Vorës. Kjo nuk shkon te karakteri dhe filozofia e punës simë.

Ndeshja me Korabin? Është direkte me kundërshtarin tonë, është e rëndësishme por nuk vendos kjo. Ka edhe ndeshje të tjera. Korabi është më mirë se ne përsa i përket shënimit të golave. Ato luajnë për dy rezultate, ndërsa ne luajmë vetëm për fitore. Do shkojmë për ta fituar ndeshjen, por futbolli është i paparashikueshëm. Mendoj se çdo gjë arrihet. Ne do të luftojmë deri në fund për zonën e Play-Off. Nëse deri në fund të kampionatit jemi në zonën e Play-Off është i suksesshëm për klubin, por për mua një kampionat normal. Kemi lënë shumë pikë rrugës. Arsyet janë të shumta dhe një ndër të është që jemi skuadër e re në përbërje. Tifozët i kemi lojtarin e 12-të dhe kemi luajtur shumë ndeshje jashtë fushës sonë dhe ka ndikuar”, është shprehur Gugash Magani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga