Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Fitorja ndaj Vllaznisë në Kupë, Skerdi Bejzade: Jemi të kënaqur, por fokusimi është te kampionati

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja ndaj Vllaznisë në Kupë, Skerdi Bejzade: Jemi të

Erzeni dhe Vllaznia kanë luajtur ditën e sotme çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e cili u zhvillua në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë, përfundoi me fitoren 2-1 të shijakasve, një rezultat surprizues duke parë formën e Vllaznisë që vinte pas 10 ndeshjesh pa humbje. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, ka folur trajneri i Erzenit, Skerdi Bejzade.

“Në fakt jemi të kënaqur për rezultatin aq më shumë për fitoren e parë që djemt arritën me mund dhe djersë. Kjo do na ndihmojë më shumë për në Kukës, pasi jemi më të fokusuar në kampionat se në Kupë, por do të luajmë pse jo, të kalojmë një fazë më shumë. Ne mundohemi me ato lojtarë që kemi, me atë lloji kualiteti që të formojmë stilin e lojës. Duhet të jemi më të fokusuar pasi bëjmë shumë gabime individuale, jo vetëm tani, por edhe para se të vija unë pësonin humbje për gabime individuale”, u shpreh fillimisht Skerdi Bejzade.

“Ne po mundohemi që t’ju japim minuta edhe lojtarëve që japin maksimumin në stërvitje. Duhet të fokusohemi çdo ndeshje, pasi çdo ndeshje është finale për ne”, tha më tej trajneri i Erzenit.

“Kacbufi në sulm në momentin e golit? I kemi thënë lojtarëve që të shkojnë përpara dhe të lëvizin me topin. Këto gjëra i dinë lojtarët, nuk ka asgjë të keqe. Çdo lojtar mundohet të futet dhe të japë maksimumin. Duhet të jemi pak të kujdesshëm për ndërrimet dhe zëvendësimet që bëjmë. Rasti i golit të barazimit ishe gabim nga lojtari i jonë”, tha tekniku i shijakasve.

“Ne fokusimin e kemi në kampionat. Gara vjen duke u vështirësuar, kemi kualitetit të mposhtim çdo kundërshtar. Me ekipe të forta luajmë mirë, ndërsa me skuadra që janë pak më poshtë ne stonojmë”, e mbylli fjalën e tij Bejzade.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga