
Shqipëria me trajnerin Sylvinho duket se është në rrugën e duhur për të arritur në Europian. Fitorja 2-0 ndaj Moldavisë në “Air Albania” ishte spektakolare. Loja e kuqezinjve ishte pozitive dhe kjo ka bërë që ky triumf të bëjë jehonë jashtë vendit tonë.
Në Poloni kanë nisur tashmë të ndjejnë presionin e kuqezinjve tanë, pasi të dyja kombëtaret ndodhen me pikë të barabarta duke ndarë vendin e 2 dhe 3-të, teksa Republika Çeke udhëheq me 7 pikë dhë një ndeshje më shumë.
Media polake, “SportwerFakty” ka shkruar në artikullin e saj: “Shqipëria, siç pritje. Nëse dikush në grupin E do të na kërcënonte ajo është Shqipëria”. Ndër të tjera thekson se skuadra e Sylvinhon dominoi ndaj kundërshtarëve dhe e meritoi fitoren.