Është mbyllur ditën e djeshme dhe faza e tretë e kampionatit dhe fitorja e Kastriotit ndaj Laçit me shifrat 2-1 ka “ngjallur” shpresat te krutanët për mbijetesën.
Tashmë kur kanë mbetur edhe 9 ndeshje nga fundi i “Abissnet Superiore” te Kastrioti kanë nisur të bëjnë edhe llogaritë që do t’u duhen për të përmbushur misioni mbijetesë. 5 ndeshje në shtëpi dhe 4 të tjera në transfertë, duket se kalendari në këtë fazë është në anën e krutanëve.
Pikërisht ndeshja e javës së 28-të do të jetë një “finale” mbijetesë, teksa kundërshtari i radhës është Bylisi. Vetëm 2 pikë i ndajnë skuadrat mes tyre dhe një fitore e djemve të Emiliano Çelës do të vendoste shumë në këtë fazë të kampionatit, ku çdo pikë ka vlerë.
Do të udhëtojnë në tranasfertë për të sfiduar Erzenin, Tiranën, Teutën dhe Laçin, ndërsa përveç Bylisit presin në shtëpi Kukësin, Vllazninë, Egnatian, Partizanin. 9 “finale” për Emiliano Çelën për të “shpëtuar” anijën nga “mbytja”, teksa “lufta” për misionin mbijetesë ka nisur.
[caption id="attachment_687190" align="alignnone" width="906"] kalendari i ndeshjeve per Kastriotin[/caption]