Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Fitorja ndaj Korabit, Eqerem Memushi: Ky Flamurtar mungonte prej kohësh, ekipi është ndërtuar për Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja ndaj Korabit, Eqerem Memushi: Ky Flamurtar mungonte prej kohësh,

Ka përfunduar ndeshja mes Flamurtarit dhe Korabit e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Parë. Ndeshja që u zhvillua në qytetin e Vlorës përfundoi me fitoren e pastër 2-0 të kuqezinjve. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Flamurtarit, Eqerem Memushi.

“Në pjesën e parë skuadra reagoi dhe luajti ashtu siç donim ne. Unë jam shumë i kënaqur nga skuadra pasi kundërshtari nuk n aka vendosur në vështirësi. Kam një moment të dyshimtë, por ju e shikoni më mirë nuk po flas. Isha i bindur që do ta kalonim këtë ndeshje. Pjesën e dytë pamë një Flamurtar me një super ndeshje e cila i mungonte prej kohësh këtij stadiumi dhe tifozëve.  Pas 2-0 kemi shpërdoruar raste shumë, por i falenderoj çunat. Urime Korabit për ndeshjen korrekte. Flamurtari e ka të ndaluar të gabojë. Ne presim të gabojë kundërshtari para, por le të vazhdojmë rrugën tonë me futboll të bukur dhe rezultat. Skuadra është ndërtuar për Superiore. S’duhet të ulim ritmin”, u shpreh trajneri i Flamurtarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga