
Partizani ia doli që të vazhdojë serinë e fitoreve në kampionat, teksa këtë herë mposhti në transfertë skuadrën e Erzenit. Një fitore që erdhi me rezultatin e thellë 4-0, takim i vlefshëm për javën e 27-të të Superiorës.
Një trimf në transfertë mungonte prej më shumë se 4 muajsh nga kryeqytetasit. Shtëpitë e rivalë ishin kthyer në “makthin” e të kuqve. Fitorja e fundit si udhëtues ishte ndaj Laçit më 1 nëntor, por tashmë ky “ters” është thyer, pasi “djemtë” e Orges Shehit triumfuan 4-0 në “Egantia Arena” ndaj shijakasve.
Tashmë Partizani do të kërkojnë që të vazhdojë me rezultatet pozitive jo vetëm në “Arenën e Demave”, por edhe në transfertë për t’u ngjitur në vendin e parë në klasifikim. Aktuliahst Demat ndodhen në vendin e 2-të me 46 pikë, po aq sa Vllaznia, me shkodranët që do të luajnë sot ndaj Skënderbeut. Ndërkohë tëq kuqtë ndodhen 5 pikë larg Egnatias kryesuese.