
Derbi mes Teutës dhe Erzenit, e luajtur në Egnatia Arena, nxorri fitues shijakasit. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura ndërsa në të dytën erdhën edhe golat. E para shënoi Teuta me Lorenco Vilën por më pas gjeti përmbysjen e Erzenit që shënoi me Kahrimanovic dhe Nonaton për të marrë përkohësisht vendin e dytë në renditje ndërsa Teuta vazhdon përsëri me rezultate negative. Pas ndeshjes, zv.trajneri i Erzenit, Deliallisi, foli për Oversport.
Cdo gjë ishte e përgatiur që në minutat e para të ishim të përqëndruar dh të mbulonim Vilën dhe Grudën pasi janë të shpejtë dhe teknik. Edhe Peposhi dhe Kadriu i zbatuan detyrat në perfeksion.
Rëndësi ka që ekipi po funksionon, kemi tre ndeshje që pësojmë dhe regojmë. Skuadra punon me ritëm dhe ka marrë maskimumin me meritë.
Pushimi është negativ pasi vijmë në një moment shumë të mirë. Kemi vazhdimësi dhe mund të na dëmtojë. Lojtarët janë mësuar që në këtë muaj të kenë minuta në këmbë dhe jo të jenë pushim.
Ne duhet të shikojmë përpara, t’i marrim ndeshjet një nga një. Profesor Kapllani ka thënë t’i marrin ndeshjet si finale dhe ne ashtu do t’i vlerësojmë.