Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Fitorja e Tiranës një “antipastë” para derbit, Shehi me dilema për ekipin anti-Teuta

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja e Tiranës një “antipastë” para derbit, Shehi

Tirana mbylli ditën e djeshme përgatitjet për ndeshjen me Teutën, sot në orën 17:00 në Air Albania për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Nën drejtimin e trajnerit Shehi, grupi është stërvitur i plotë, përjashto Kristal Abazajn që është në fazë rikuperimi. Bardheblutë nuk duan hapa fals dhe këtë e ka theksuar trajneri në stërvitje duke i bërë apel skuadrës për fitore në ndeshjen e sotme për të shkuar i qetë në derbin e 6 marsit.

Me Aleksin të pezulluar, Shehi ka dy plane në mendje: Në formacion 3-5-2 ose i përhershmi 4-3-3. Nëse kalohet me tre në mbrojtje, Lulaj, Najdovski dhe Behiratche do të bëjnë repartin defansiv ndërsa Haxhiu dhe Përgjoni do të jenë mesfushorët e hapur me Hilën që zëvëndëson Aleksin mes dyshes Deliu – Lushkja. Në sulm do të jenë të zakonshmit Hasani e Patrick por nëse Shehi zgjedh 4-3-3, Nikqi e nis sërish nga qendra.

Formacioni i mundshëm:

Varianti I (4-3-3): Bekaj; Haxhiu, Najdovski, Behiratche, Përgjoni; Deliu, Hila, Lushkja; Hasani, Nikqi, Patrick

Varianti II (3-5-2): Bekaj; Lulaj, Najdovski, Behiratche; Haxhiu, Deliu, Hila, Lushkja, Përgjoni; Hasani, Patrick

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga