Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Fitorja e Shqipërisë dhe barazimi i Kosovës, Ballkani: Krenari për klubin tonë, do vazhdojmë t’u hapim dyert lojtarëve të rinj

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja e Shqipërisë dhe barazimi i Kosovës, Ballkani: Krenari
Shqipëria mori një fitore spektakolare ndaj Polonië në “Air Albania”. Kuqezinjtë triumfuan 2-0, Ku Jasir Asani dhe Mirlind Daku “plagosën” polakët. Gjithashtu edhe Kosova mori një barazim spektakolar ndaj Zvicrës së shqiptarëve. Rezultatet këto që padiksutim kanë bërë krenarë çdo shqiptarë anembanë botës. Për këtë në rrjetet sociale ka reagfuar edhe Ballkani i Ilir Dajës. Kampionët e Kosovës janë krenarë për rezultate të tilla dhe se lojtarët që kanë mbajtur veshur fanelën e tyre, sot po dhurojnë spektakël me kombëtaret në Euro 2024. “Jam Shqiptar, Kosovar mbi këtë dhe që e kam si fe, e kam vatan, e kam ATDHE” Nuk mund ta përshkruajmë krenarinë që sot e ndjejmë, kur djemtë tanë, yjet tanë, po nderojnë atdheun me paraqitjet e tyre fantastike. Puna e përbashkët që ndër vite e kemi bërë, sot po sjell frytet e veta, ku lojtarët që mbrojtën me dinjitet fanellën e Fc Ballkanit, sot po nderojnë Kosovën dhe Shqipërinë. Kjo na jep motiv edhe më shumë që mos të ndalemi, për t’ua hapur dyert edhe shumë futbollistëve të rinj sepse shqiptaria ka shumë talentë, ata duhet vetëm të përkrahen. Andaj ne si klub, do të jemi adresa kryesore e të gjithëve, për t’i shtyer sa më shumë që mundemi, drejt majave të futbollit”, ka shkruar Ballkani.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FC Ballkani (@fcballkaniofficial)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga