Partizani-Tirana është kryesfida e javës së 33-të të Kategorisë Superiore.
Derbi i kryeqytetit, i cili do të jetë numër 181 në historinë do të jetë nga ata 90 minutësha që do të mbeten gjatë në memorien e futbolldashësve shqiptarë. Të kuqtë udhëheqin bindshëm ndaj rivalëve të qytetit, teksa në rast të një fitoreje eventuale, Partizani do rikthehej te titulli pas 26 vitesh.
Në kampionat, dy skuadrat janë përballur 152 herë, ku Partizani ka regjistruar 64 fitore dhe 48 barazime. 40 janë fitoret e Tiranës, që ka realizuar 167 gola. Ndërkohë, golat e të kuqve janë 219 gola.
Në Kupën e Shqipërisë, dy skuadrat janë përballur në 28 duele, aty ku Tirana kryeson bindshëm. 13 janë fitoret bardheblu, ku ka realizuar 28 gola, kundrejt 25 golave të Partizanit. Ndërkohë, të kuqtë kanë fituar 8 dhe kanë barazuar 7.
Derbi i kryeqytetit është përballja më e ndjekur në historinë e futbollit shqiptar. Ditën e sotme në orën 16:30, stadiumi "Selman Stermasi" do të hap dyert për derbin e fundit të këtij sezoni.

