
Erzeni mori 3 pikë të arta në kryeqytet teksa mposhti Tiranën kryesuese me rezultatin minimal 0-1. Golin e vetëm për shijakasit e shënoi Maliqi në pjesën e parë. Pas ndeshjes trajneri Alfred Deliallisi foli për MCN TV.
Fitore shumë e rëndësishme edhe nga kundërshtari që kemi përballë. Lojtarët bënë atë që u kërkova, por është nëj ndeshje që Tirana të motivon vetë vetëm nga emri Tiranë. I falenderoj lojtarët për sakrificën sepse dhanë gjithçka nga vetja. Fitorja është e tyre.
Menaxhimi i 4 qendërmbrojtësve? Ekipi fitues qëndron në fushë, nuk kam pse të bëj ndryshime. Lojtarët kanë kualitete të njëjta, janë shumë të fortë për 2 vende. Konkurenca është e fortë dhe kjo vetëm i zhvillon lojtarët. Kush ta meritojë do të luajë. Të 4-të mund të ndihmojnë skuadrën.
I surprizuar nga loja? Gjatë këtyre ditëve jemi munduar të punojmë nga ana taktike duke parë edhe kundërshtarin që luan në zonën 16-she. Doja të ruaja gjerësinë duke mos i lënë territor Tiranës. I thashë Mihanës që të mos lëjë mbrojtësat e Tiranës të luajnë topin. Ishte lojë perfekte. Në momentin që të kishim topin në këmbë u kërkova lojtarëve që të mos ndihen inferior port ë kenë personalitet. Tirana të motivon vetë, është reklamë dhe ekipi më i trofeshëm në kampionat.