Italia ndaj Moldavisë mori fitoren e 6-të rresht në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Italianët triumfuan 2-0, por ende nuk kanë mundur të sigurojnë kualifikimin direkt për në Botëror.
Kjo pasi aktualisht janë 3 pikë pas Norvegjisë, me këto të fundit që kryesojnë me 21 pikë pas 7 javësh. Pikërisht mes tyre do të luajnë finalen për kualifikimin direkt në këtë turne, por për italianët duke pak e vështirë.
Kjo pasi Italisë do t’i duhej një fitore me shifrat 9-0 në Milano ndaj Norvegjisë, për të marrë vendin e parë. Diçka e tillë duket paska e pamundur përballë një skuadre si norvegjezët që kanë shkëlqyer përballë çdo rivali në këto kualifikuese.
Siç dihet Norvegjia i shkaktoi humbjen e vetme Italisë në këto kualifikuese, teksa italianët u mposhtën 3-0. Por aspak i kënaqur me sistemin është Gennaro Gattuso, i cili nuk ka kursyer edhe kritikat.
“Në kohën time, më të mirët mes të dytëve shkonin direkt në Botëror. Sot sistemi na detyron të bëjmë mrekullira. Kjo është padrejtësi dhe duhet të ndryshojë.
Brohoritjet e tifozëve kundër ekipit? Tani duhet të qëndrojmë të bashkuar. Ata që luajtën bënë mirë, edhe pse kemi pasur shumë ndryshime për shkak të dëmtimeve”, ka theksuar timonieri i italianëve.
