Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka konfirmuar se një ndryshim i madh në rregullin e pozicionit jashtë loje është duke u shqyrtuar me shumë kujdes përpara Kupës së Botës 2026. Sipas medias "Morocco news", në këtë mënyrë FIFA i hap rrugë rregullit të ri që u propozua nga Arsen Venger, rreth 6 vite më parë.
Kështu një lojtar do të konsiderohet në pozicion jashtë loje, vetëm nëse plotësisht e ka kaluar lojtarin rival. Gjë e cila nënkupton se nuk do të jetë një pjesë e trupit, që do të vendosë.Ky ndryshim pritet të aplikohet, që në edicionin e ardhshëm pasi presidenti Infantino dha impakt pozitiv.
Në këtë mënyrë priten më tepër gola në vazhdim, në fakt ky ishte edhe synimi i ish-trajnerit Venger, që duke pasur rol në FIFA në vitin 2020, e shfrytëzoi për një risi.
