Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

PLAY-OFF/ Poloni – Shqipëri në Varshavë, zbulohet sa tifozë shqiptarë pritet të jenë në stadium

Shkruar nga NEWSPORT
PLAY-OFF/ Poloni – Shqipëri në Varshavë, zbulohet sa
Stadiumi PGE Naradowy ku do te luhet sfida Poloni-Shqiperi

Çdo ditë e më shumë po afrohemi te ndeshja Poloni – Shqipëri. Duel ky që do të luhet më 26 mars në orën 20:45 në Varshavë dhe që është i vlefshëm për “Play-Off” të Kupës së Botës 2026.

Pikërisht për këtë takim, javën e ardhshme do të dalin në treg biletat, ku tifozët e interesuar do të kenë mundësinë të sigurojnë vendin e tyre në stadiumin “PGE Narodowy”. Stadium ky që ka një kapacitet prej 58.000 vendesh, ndërsa sipas rregullores për miqtë do të jetë në dispozicion vetëm 5% e kapacitetit të stadiumit, apo thënë ndryshe, 2900 bileta, ndërkohë që 55100 do të jenë në dispozicion të tifozerisë vendase.

Sipas “Top Channel” bëhet me dije se në delegacionin e dërguar në Varshavë dje mes takimeve dhe bisedimeve për logjistikën dhe lokacionet ku do të qëndrojë ekipi, do të kërkohet edhe një favor që lidhet me shtimin e përqindjes, rreth 10%, për tifozerinë shqiptare për këtë eveniment që për ne mbetet historik.

Poll

Lexo gjithashtu