Cody Gakpo
Cody Gakpo ka përfunduar së fundmi në radarët e Bayern Munich. Bavarezët e shikojnë sulmuesin e Liverpool si të duhurin për të përforcuar repartin e avancuar.
Bayern po përgatit një ofertë të madhe prej 65 milionë funtesh për Gakpon. Sumuesi ka luajtur në 34 ndeshje në të gjitha garat.
Holandezi ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 4 asistime, duke treguar ndikimin e tij të rëndësishëm në repartin ofensiv të skuadrës angleze.
Me këtë lëvizje të mundshme, Bayern synon të forcojë sulmin dhe të krijojë një partneritet të fuqishëm në sulm me Luis Diazin, duke shtuar opsione të shumta në fazën e finalizimit dhe përmirësuar konkurrencën brenda skuadrës.
Poll
