Emri i fantazistit, brazilian Neymar Jr ishte ndër më të përfolurit para afatit të transferimeve dimërore, pasi kontratës së tij me Santos, e cila do të skadonte më pak se 6 muaj para Kupës së Botës 2026, po i afrohej fundit. Sipas medias “World talk soccer” me afatin që po afron, legjenda braziliane tani ka rënë dakord të nënshkruajë një marrëveshje të.
Siç është raportuar edhe nga gazetari Fabrizio Romano, Neymar Jr. ka arritur një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij te Santos për një vit shtesë. Marrëveshja siguron që, edhe nëse ai fiton një vend në skuadrën e Brazilit për Kupën e Botës 2026 , sulmuesi legjendar do të mbetet nën kontratë me klubin deri në dhjetor 2026.
Siaps medias “Globo Esporte” Santo pritet të njoftojë zyrtarisht rinovimin e kontratës me Neymar në orët në vijim.
