Viti 2026 po parashikohet të jetë një vit historik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i mbushur me përvjetor historik dhe kompeticionin më gjigant të futbollit, por dhe “magjinë” kinematografike.
Konkretisht Amerika do të mirëpresë Kupën e Botës FIFA 2026, së bashku me Kanadanë dhe Meksikën, duke shënuar herën e parë që turneu zhvillohet në tre vende. Turneu do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik, me 48 ekipe që garojnë në një format të zgjeruar rishtazi me 104 ndeshje. Sipas medias “Mint” do të jetë Kupa e Botës më e madhe në histori.
Ndërsa krahas saj, në 4 korrikun e 2026-ës, Amerika do të shënojë 250-vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë, një moment tjetër historik.
Kalendari vjetor i çmimeve të Hollivudit merr vëmendjen e tij, me çmimet Grammy në shkurt, Oscarët e planifikuar për në mars dhe Emmyt në shtator. Një eveniment tjetër i cili përfshin edhe legjendat më të njohura të futbollit, kjo pasi janë pjesë e kastit të aktorëve apo dhe si të ftuar nderi. Rikujtojmë se Cristiano Ronaldo surprizoi fansat me njoftimin e tij se do të bëhej pjesë e serialit, “Fast and Furios”.
