Botërori padyshim është një ndër garat më të “ethshme” dhe “dinamike” në të gjithë librin e historisë së ngjarjeve futbollistike. Me 3 vende pritëse dhe risi, ja cilat janë 6 ndryshimet e bëra nga FIFA, për Kupën e Botës 2026.
1.Tre vende si organizatorë të përbashkët
Si fillim Kupa e Botës 2002 hapi një rrugë të re kur Japonia dhe Koreja e Jugut, dy kombe që nuk kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të lehtë, u bashkuan për të organizuar turneun. Kupa e Botës 2026 shkon edhe më tej, me tre vende, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Meksikën.
2.Më shumë ekipe, më shumë ndeshje
Ndërsa zgjerimi i Kupës së Botës nga 32 ekipe të mëparshme në 48 ishte një veprim i guximshëm nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Më shumë ekipe do të thotë shumë më tepër ndeshje, gjithsej 104 krahasuar me 64 në Kupën e Botës 2022 në Katar.
3.Pjesëmarrës të rinj
Rritja e numrit të ekipeve ka ndihmuar disa vende të kualifikohen për një Kupë Bote për herë të parë në histori. Disa të tjerë që marrin pjesë për herë të parë kanë mundësinë të bashkohen nëpërmjet eliminatoreve kualifikuese në mars duke përfshirë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Kosovën.
4.Më shumë udhëtime
Kjo nuk është hera e parë që një Kupë Bote do të mbahet në një zonë të madhe gjeografike, por distancat që ekipet dhe tifozët duhet të kalojnë në vitin 2026 do të jetë shumë më e madhe se herët e tjera.
5.Pushimet e detyrueshme
Ndërsa pushimet për marrje të pijeve nuk janë të reja në futboll, FIFA ka njoftuar se të gjitha ndeshjet në Kupën e Botës 2026 do të kenë dy pushime të planifikuara, pavarësisht nga kushtet e motit. Gjyqtarët do të jenë nën udhëzime për të ndërprerë ndeshjet 22 minuta në secilën pjesë në mënyrë që lojtarët të mund të marrin pije, tha FIFA në një deklaratë.
6.Jo të gjithë tifozët janë të mirëpritur
Dy vende që janë kualifikuar për Kupën e Botës, sipas medias “DW” Irani dhe Haiti, janë nën një ndalim udhëtimi të njoftuar nga Presidenti i SHBA-së Trump qershorin e kaluar. Kjo do të thotë se shikuar nga gjendja e tanishme, tifozët e tyre nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë në SHBA për të mbështetur ekipet e tyre.

