Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

ZYRTARE/ 6 minuta më shumë, FIFA njofton vendimin e PAPRITUR për Botërorin 2026

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ 6 minuta më shumë, FIFA njofton vendimin e PAPRITUR për
Kupa e Botës

Kupa e Botës 2026 ka sjellë një risi, pasi çdo ndeshje përfshin një pushim 3-minutësh në mes të çdo pjese, duke e ndarë praktikisht lojën në katër çerekë. Ky vendim u zyrarizua të dielën dhe do të zbatohet në të gjitha sfidat e turneut.

Masat u finalizuan pas takimeve mes trajnerëve, transmetuesve dhe stafit mjekësor të FIFA-s, të zhvilluara paralelisht me shortin e Botërorit të premten.

Të gjitha palët kanë dhënë mbështetjen e tyre për propozimin. Sipas FIFA-s, ky pushim është vendosur për sigurinë e lojtarëve, duke reduktuar rreziqet e lodhjes dhe temperaturave të larta që pritet të vijnë  gjatë verës së vitit 2026.

Botërori 2026 pritet të sjellë kështu jo vetëm më shumë ekipe dhe më shumë ndeshje, por edhe ndryshime që mund ta transformojnë mënyrën se si përjetohet një 90-minutësh futboll.

Poll

Lexo gjithashtu