Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

LIVE/ Tirana dhe Teuta kërkojnë golin e avantazhit, nis pjesa e dytë në "Selman Stërmasi" (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
LIVE/ Tirana dhe Teuta kërkojnë golin e avantazhit, nis pjesa e
Tirana - Teuta

TIRANA – TEUTA 0 – 0

Pjesa e parë: 

Ka përfunduar pjesa e parë mes Tiranës dhe Teutës. Takim ky i vlefshëm për javën e 25-të të kampionatit dhe që po zhvillohet në “Selman Stërmasi”.

45 minutat e para të kësaj përballjeje janë mbyllur pa shumë histori, teksa ekipet kanë shkuar në dhomat e zhveshjes në “paqe”. Kështu i kanë lënë çdo gjë fraksionit të dytë, ku padiskutim do të luftojnë për golin dhe fitore.  

Superiore: Java e 25

Stadiumi: “Selman Stërmasi”

Arbitër: Kreshnik Cjapi

FORMACIONBET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Vera, Lleshi, Kreshiç, Halili, Haxhiu, Rafael, Kobiljar, Mysloviç, Mehmeti, Tabeku. Trajner: Ardian Nuhiu

TEUTA: Selmani, Zhongo, Kotobelli, Përgjoni, Vila, Votlai, Maçolli, Jurgens, Boçi, Gonçalves, Arifi. Trajner: Enkelejd Dobi

LIVE:

45+2'- Mbyllet 0-0 pjesa e parë.

44′ - Votlai ndëshkohet me karton të verdhë te Teuta.

42′ - Rafael tenton një supergol nga distanca. Topi përfundon mbi kuadratin e portës së Teutës. 

39′ - Portieri Bekaj kontrollon topin e krosuar nga Gonçalves, më pas përplaset me Boçin. Ky i fundit ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor. 

18′- Haxhiu kroson për Mehmetin. Ky i fundit nuk e shfrytëzon si duhet rastin e krijuar. Tabeku ishte i gatshëm për të përfituar, por nuk u kuptua me Mehmetin. Moment i mirë për bardheblutë.

16′- Tirana vijon të qarkullojë topin. Teuta e vendosur mirë nuk lejon hapësira që të rrezikohet.

1’- Shkelmohet topi i parë në “Selman Stërmasi”, Tirana – Teuta në “luftë” për 3 pikët

Poll

Lexo gjithashtu