Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Kupa e Botës “BINGO” për ekonominë e turizmit, ja sa do të arkëtojnë hotelet e vendeve pritëse (SHIFRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa e Botës “BINGO” për ekonominë e turizmit, ja sa
Kupa e Botës 2026

Shumica e 48 skuadrave kombëtare të futbollit që garojnë në Kupën e Botës SHBA-Kanada-Meksikë të këtij viti, e cila do të zhvillohet këtë verë në FIFA 2026, kanë rezervuar transportin dhe hotelet, ndërsa pritet dhe një numër i madh tifozësh i cili do të udhëtoj drejt vendeve pritëse për të parë ndeshjet nga afër.

Shorti për fazat e grupeve u mbajt më 5 dhjetor dhe hotelet tani e dinë se cilat ekipe do të vijnë në qytetet e tyre për pjesën e parë të turneut.

Sipas “Tourism Economics” 78 nga 104 ndeshjet që do të luhen në SHBA do të rezultojnë në një shumë të parashikuar prej 900 milionë dollarësh në të ardhura nga hotelet.

Sipas medias “Costar” një ndeshje e cila ka “ndezur” tifozët është përballja mes Francës dhe Norvegjisë e cila do të luhet në 26 qershor në Boston. Në këtë sfidë, superylli i Francës, Kylian Mbappe i cili luan për Real Madrid do të përballet me supertalentin e Norvegjisë, Erling Haaland të Manchester Cityt. Ku edhe sipas autoriteve të turizmit ekonomik është shpjeguar se vizitorët ndërkombëtarë do të zënë 40% të vendeve.

Poll

Lexo gjithashtu