Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

FIFA objektiv kryesor ka barazinë, por Botërori i meshkujve shpërblehet “FRIKSHËM” krahasuar me atë të femrave (SHIFRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
FIFA objektiv kryesor ka barazinë, por Botërori i meshkujve
2 Kupat e Botës

Fituesi i Kupës së Botës 2026 do të marrë 50 milionë dollarë amerikanë nga një fond rekord çmimesh prej 655 milionë dollarësh, sipas FIFA-s. Një shifër e “frikshme” pas ankesa dhe protestave për çmimet e biletave për turneun e vitit të ardhshëm.

Sipas medias “ABC News” shifra është më e lartë se 42 milionë dollarët e fituara nga Argjentina në vitin 2022 dhe 38 milionë dollarët e fituara nga Franca në vitin 2018. Fondi total i çmimeve për Kupën e Botës, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik, është 48.9% më i lartë se turneu i vitit 2022 në Katar.

Totali i vitit 2026 do të jetë gati 6 herë më i lartë se 110 milionë dollarët në çmime për Kupën e Botës për Femra të vitit 2023 në Australi dhe Zelandën e Re.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në vitin 2023 vendosi një objektiv për çmime të barabarta për burrat dhe gratë në Kupën e Botës së ardhshme, turneu i ardhshëm i grave është planifikuar për vitin 2027 në Brazil.

Poll

Lexo gjithashtu