Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Legjenda e Chelsea i “fiksuar” pas Thomas Strakoshës, përgatitet lëvizja befasuese

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Legjenda e Chelsea i “fiksuar” pas Thomas
Thomas Strakosha

Portieri i Kombëtares Thomas Strakosha është kthyer në kryefjalë te mediat greke. Gjatë këtij sezoni me AEK, 30-vjeçari shqiptar po përjeton formën më të mirë në karrierë.

Në ndeshjen PAOK – AEK, Strakosha realizoi pritje fantastike të penalltisë në “këndin e pamundur”. Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga toka helene, trajneri i Coventry City Frank Lampard, është i “fiksuar” pas portierit të Shqipërisë.

Edhe pse Strakosha ka kontratë me AEK deri në verën e vitit 2029-të, skuadra e Coventry City ka treguar se gëzon financa të fuqishme, aq më shumë për faktin se janë shumë pranë objektivit, ngjitjen në Premier League, teksa pas 32 javësh në Championship mbajnë vendin e parë me 62 pikë.

Rikthimi në Angli për Strakoshën nuk do ishte “risi”, pasi më herët ka qenë pjesë e Brentford në Premier League.        

Poll

Lexo gjithashtu