
Egnatia arriti të kurorëzonte me trofe një sezon fantastik. Pas kualifikimit për herë të parë në gara europiane, rrogozhinasit arritën dhe suksesin e madh ndaj Tiranës. Ngritja e trofeut në qiellin e “Elbasan Arena” bën që Egnatia të jetë skuadra e 13-të në historinë e futbollit që arrin të fitojë këtë trofe.
Edicioni i 71 i Kupës së Shqipëris do të mbahet mend gjatë nga rrogozhinasit pasi 9 ndeshje të zhvilluara në këtë kompeticion nuk kanë pësuar asnjë humbje. Tashmë Egnatia bëhet ka arritur të barazojë Skënderbeun dhe Apoloninë që kanë nga 1 trofe.
Ndërsa skuadra më e titulluar në këtë kompeticion është Tirana me 16 trofe e cila ndiqet nga Partizani me 15-të. Podiumi plotësohet sërish nga skuadra kryeqytëtase, Dinamo ka arritur t’a fitojë plot 13 herë këtë kompeticion.
Nga ana tjetër Vllaznia qëndron e 4-ta me 8 trofe, kurse vendi i 5-të ndahet nga Teuta dhe Flamurtari. Top 10-shja plotësohet nga Laçi, Kukësi, Besa dhe Elbasani me nga 2 kupa secila.