
Laçi ka mposhtur Teutën në javën 3-të të Superiores. Në ndeshjen e zhvilluar në Kurbin, vendasit nuk u kurysen duke fituar me rezultatin e thellë 6-1.
Pas ksaj sfide foli trajneri i kurbinasve, Skerdi Bejzade.
“Ne treguam veten si ekip edhe si kundër Partizanit pavarësisht se humbëm. Edhe sot kishim mungesa, por edhe ata që hynë treguan një nivel të lartë në një ndeshje si kjo që shënuam. E mira do të ishte të dilnim me zero gola të pësuar”, tha Skerdi Bejzade.
“Objektivi ynë është që të hyjmë në çdo ndeshje për të fituar. Kemi shumë lojtarë të rinj në ekip, por nuk dua të justifikohem. Djemt janë të talentuar”, u shpreh tekniku i Laçit.
“Teuta doli 2-2 me Tiranën, por paraqitja e tyre më bëri përshtypje. Ma bënë më të lehtë më treguan skemat gjatë nxehmjes. Gjatë nxehmjes po aplikonin dy apo tre dalje si do dilnin në sulm. Për mua ishte e lehtë”, vazhdoi Bejzade.
-A ka objektiv Laçi të jetë në “Final Four”?
“Laçi ka objektivin të fitojë çdo ndeshje. Nuk kemi frikë asnjë kundërshtar, do provojm të luajmë futboll. Më bëri përshtypje çështja e gjykimit në rastin e 2-3 faulleve. Duhet edhe një gjykim korrekt, gjykimi kundër plus çuna të rinj. Arbitri më tha pse proteston pasi je 4-0, por duhet t’i bëjmë ‘hysmetin’ deri në fund apo ta lëmë ndeshjen 4-4?”