
Sezoni po vjen drejt fundit dhe përveç pushimeve po mendohet edhe për përforcimet e sezonit të ardhshëm. Kështu Partizani ka zyrtarizaur afrimin e parë për sezonin që vjen dhe bëhet fjalë për një qendërmbrojtës. Ai është Enea Bitri. Beratasi ka nënshkruar me 15 herë kampionët e Shqipërisë për 3 vite.
Vetëm 21-vjeç, ai ka qenë kapiteni i Tomorit në këtë sezon në Kategorinë e Parë duke e udhëhequr me sukses skuadrën beratase. Bitri shihet si një element i prespektivës nga drejtuesit e kuq. Mbrojtësi ka qenë më përpara pjesë edhe e kombëtareve të moshave të Shqipërisë.
[gallery columns="1" size="full" ids="236725"]
Poll