Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Firmë për dy sezone, zbulohet paga e Herald Markut te Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
Firmë për dy sezone, zbulohet paga e Herald Markut te Partizani

Herald Marku është goditja e dytë e Partizanit në merkato. Mesfushori që ishte pjesë e Vllaznisë sezonin e kaluar ka vendosur të rinovoi kontratën me shkodranët, ndërsa ka pranuar ofertën e të kuqve.

Akordi mes palëve është arritur dhe mungon vetëm zyrtarizimi që pritet të vijë ditën e sotme nga ana e klubit të Partizanit. Marku ashtu si Musta do të firmosë një kontratë për dy sezone me Partizanin dhe do të përfitojë rreth 48 mijë euro në sezon, 96 mijë euro në total.

Një pagë që ka kënaqur lojtarin dhe ka bërë që të pranojë ofertën edhe Partizanit edhe pse në adresë të tij kishte edhe oferta të tjera. Marku pas zyrtarizimit pritet që t'i bashkohet Partizanit në Ohër, aty ku ekipi po kryen fazën përgatitore në prag të ndeshjeve të Conference League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga