Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Finalja për titull vendos fatet për Europën dhe mbijetesën, ja çfarë ndodh nesër

Shkruar nga NEWSPORT
Finalja për titull vendos fatet për Europën dhe mbijetesën,

Mund të duket  e çuditshme por është e vërtetë. Finalja e parakohshme e sezonit mes Partizanit dhe Kukësit do të përcaktojë sot shumë. Jo vetëm skuadrën që do të prekë me njërën dorë titullin kampion, por dhe shumë llogari të tjera për fatet e sezonit.

Llogaritë që bëhen veç titullit kanë lidhje me takimet pas kësaj jave. Në rast fitore, njëra nga të dy ekipet mund të dali nga gara për trofeun dhe jo vetëm kaq, por mund të përfundoj para kohe dhe sezoni i Skënderbeut.

Këtu mund të përfitojnë apo dëmtohen ekipe si Vllaznia dhe Luftëtari që janë në garë për Europën, në varësi të përballjeve që mund t’i rezervoj kalendari.

Gjithashtu ekipet në rradhë për të mos rënë, presin me laps dhe letër, çfarë do të ndodhë me kryesueset. Nëse titulli vendoset sot në mbrëmje, atëherë llogaritë do të ndryshojnë me pikë që mund të merren dhuratë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga