Vllaznia do të presë Laçin ditën e enjte në orën 16:00 në Loro Boriçi për të luajtur ndeshjen e javës së 35-të dhe të parafundit të Superiores. Shkodranët, ashtu si kurbinasit e kanë si një finale sepse i ndajnë vetëm 1 pikë nga njëra tjetra në garën për vendin e fundit në Europë, që aktualisht mbahet nga kuqeblutë.
Klubi i Vllaznisë ka bërë të ditur në rrjete sociale axhendën e ndeshjes teksa njofton se dyert e stadiumit do të jenë të hapura për tifozët. Bileta do të jetë falas dhe nbë këtë mënyrë, shkodranët kërkojnë të kenë sa më shumë tifozë në shkallët e stadiumit për të mbështetur ekipin në këtë finale.
Poll