Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Finalja e mbijetesës në “Kukës Arena” dhe më pas Egnatia, HALLAÇI për të shmangur “TURPIN”

Shkruar nga NEWSPORT
Finalja e mbijetesës në “Kukës Arena” dhe më pas

Kukësi këtë sezon është shumë po shumë larg pritshmërive të fillim sezonit. Aktualisht verilindorët ndodhen në vendin e 7-të me 41 pikë, vetëm 2 më shumë se Erzeni që ndodhet në zonën “Play-Out”.

Dy ndeshje nga fundit dhe Kukësit do t’i duhen detyrimisht 6 pikët. Fillimisht në “Kukës Arena” do të luajnë finalen e mbijetesës me Erzenin, takim i vlefshëm për javën e 35-të. Skuadra e Rraman Hallaçit është e “dënuar” vetëm për 3 pikët në shtëpi, për të shpresuar më pas edhe te ndalesa e Bylisit ndaj Tiranës.

Nëse ky skenar realizohet, atëherë në duelin me Egnatian më 29 maj, Kukësi do të luante për “qefin” e tij, pasi tashmë do të ishte +7 pikë ndaj Bylisit të vendit të 9-të dhe gjithashtu do të shkontë +5 nga Erzeni që ndodhet në zonën “Play-Out”.

Por nëse ndaj Erzenit do të ndaleshin në barazim dhe një fitore e mundshme e Bylisit ndaj Tiranës do të kthehej në një rrezik të madh. Dueli me Egnatian do të ishte vendimtarë për Hallaçin, i cili duhet të shpëtojë skuadrën e qytetit të tij nga “turpi” i rënies.  Gjithësesi gjithçka është në dorë të verilindorëve dhe tashmë për të shpëtuar sezonit nuk kanë rrugë tjetër veçse 3 pikëve, për të mos menduar më pas për ndeshjet e rivalëve. 8 ditë vendimtare për Kukësin dhe Hallaçin.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga