Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Finalja e Kupës së Greqisë në Tiranë? Këngëtari i famshëm prish planet, “Air Albania” i rezervuar për 3 ditë

Shkruar nga NEWSPORT
Finalja e Kupës së Greqisë në Tiranë?

Kupa e Greqisë mund të zhvillohet në Shqipëri. Ky lajm ishte kryefjalë e çdo medie në vendin tonë dhe në shtetin fqinj. AEK-u i Athinës do të përballet me PAOK-un e Selanikut. Por, shteti helen nuk e ka marrë përsipër organizimin e kësaj sfide me tifozët që njihen për dhunën e tyre sa herë përballën me njëri-tjetri. Federata e Futbollit të Greqisë ka kërkuar ndihmën e Shqipërisë.

Siç raportonin mediet greke, Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë “OK” për zhvillimin e këtij takimi në vendin tonë. Megjithatë nuk është gjithçka kaq e thjeshtë sa duket, pasi stadiumi “Air Albania” është i prenotuar.

“SDNA” raporton se impianti modern është i rezervuar nga këngëtari grek Nikos Vertis. Në datën 25 maj, ai do të performojë përpara gjithë fansave të tij. Ndërkohë finalja mes AEK-ut dhe PAOK-ut është programuar të zhvillohet në datën 24 maj.

Këngëtari ka rezervuar stadiumin për 3 ditë nga data 23 deri në datën 26 maj. Kësisoj duket e pamundur organizimi i finales në Tiranë. Megjithatë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë, pasi është raportuar se FSHF-ja e ka dhënë miratimin e vet.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga