• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Home
Conference League

Finalja e Champions League në Tiranë? Duka tregon të gjitha prapaskenat dhe çfarë pritet: Fitimi 140 milion euro

May 22, 2022 Conference League, KRYESORE, VENDI 0 comments

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Finalja e Champions League në Tiranë? Duka tregon të gjitha prapaskenat dhe çfarë pritet: Fitimi 140 milion euro
Conference League

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka treguar se si nisi ambicia për të pritur një finale europiane, siç është ajo e Conference League, duke treguar procesin e kandidimit dhe rruga që u ndoq për të shkuar deri në vendimmarrjen e UEFA-s. Në një intervistë për “Klan Neës” numri një i qeverisë së futbollit ka folur për masat e marra, sigurinë e eventit, si funksionojnë biletat, figurat VIP që do të jenë në Tiranë për të ndjekur Roma-Fejnord apo edhe të ardhurat që mund të gjenerohen. Gjithashtu, presidenti Duka ka vlerësuar edhe procesin e vullnetarëve që është një eksperiencë e re për vendin tonë, por interesi ka qenë vërtetë i lartë.

Ambicia për të pritur finalen europiane – Që në nisjen e ndërtimit të stadiumit “Air Albania” në Tiranë kemi pasur ambicien që me përfundimin e projektit të kemi një finale apo një kompeticion të rëndësishëm në Tiranë. Kemi nisur aplikimet që kur ishim në fazën e ndërtimit të impiantit, kemi aplikuar për finalen e Superkupës, kemi përgatitur të gjithë dokumentacionin e domosdoshëm, por duke qenë se ishim në fazë ndërtimi, nuk kemi fituar tenderin për Superkupën e Europës. Më vonë kemi aplikuar përsëri në momentin që u shpall kompeticioni i ri UEFA Conference League, duke pasur parasysh që ishte një garë më reale, pasi Superkupa mund të konsiderohet më shumë honorifike, kështu që ne kishim objektiv më madhor marrjen e Conference League dhe aplikuam. Administrata e Federatës Shqiptare të Futbollit ka plotësuar të gjithë dokumentacionin me të gjitha institucionet e tjera shqiptare në bashkëpunim. Kemi plotësuar dosje voluminoze në mënyrë korrekte, kemi marrë pjesë në një tender dhe jemi kualifikuar si një vend dhe stadium që mund të organizojë një finale të tillë dhe pastaj Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që fituesi për finalen historike të Conference League 2022 të jetë Shqipëria.

Kapacitetet e stadiumit për finalet europiane – Le ta konsiderojmë fatin tonë këtë që në edicionin e parë nuk kishte kritere të një kapaciteti më të madh, por ishim brenda kritereve me një stadium të kapaciteteve të tilla. Do të ishte e pamundur nëse kriteret do të ishin për një stadium më të madh. Ne i kemi plotësuar kushtet dhe është vendosur. Gjithashtu edhe finalja e Superkupës nuk ka pasur kriterin e një kapaciteti më të madh spektatorësh. Tashmë duke parë interesin e madh që ka kjo finale, duke parë kërkesën e madhe të spektatorëve për të ndjekur finalen në të ardhmen mendoj që kriteret mund të ndryshojnë dhe do ta bënin të pamundur për ne.

Me të gjitha këto masa, me traditën shqiptare të mikpritjes, me impenjimin e FSHF-së, me impenjimin e UEFA-s, Policisë së Shtetit, administratës së aeroportit dhe qeverisë shqiptare besoj se çdo gjë do të shkojë mirë.         

Rregulloret & shpëndarja e biletave – Mënyra apo praktika me të cilën shiten biletat është e njëjtë me të gjitha ndeshjet e tjera që organizon UEFA në të gjithë botën. E njëjta procedurë që ndiqet në kampionate europiane, në Champions League dhe në Conference League. Padyshim që një pjesë e biletave të stadiumit u jepet klubeve pjesëmarrëse finaliste për fansat e tyre, një pjesë sponsorëve, partnerëve dhe transmetuesve televizivë dhe një pjesë tjetër del në shitje të lirë në mënyrë të barabartë për të gjithë. Sado që të jetë kapaciteti i stadiumit, kurrë nuk plotësohen të gjitha kërkesat, por kush aplikon i pari merr biletën. Pra ka një praktikë shumë transparente të lajmëruar më parë dhe e njëjta gjë është ndjekur edhe në rastin tonë. Duke parë të dhënat e atyre që kanë fituar të drejtën për të blerë biletë, shqiptarët kanë qenë nga ata më të shkathëtit që kanë qenë para kompjuterëve për të rezervuar një biletë dhe kanë për të marrë një numër të konsiderueshëm nga ato që kanë qenë në shitje për publikun e përgjithshëm. Edhe ato që kanë rezervuar një biletë shumë ditë më parë, e kanë marrë atë elektronikisht vetëm para tre ditësh dhe Ajo mund të transferohet vetëm 2 herë dhe pastaj bëhet e pavlefshme. Pra janë marrë të gjitha masat që të minimizohet shitja e biletave në mënyrë abuzive. Megjithatë gjithmonë ka abuzime që mund të ndodhin, por besoj se janë shumë herë më minimaliste se sa ato që mund të komentohen apo ato që duan të bëjnë scoop-e.

Pakënaqësitë e tifozëve holandezë – E kam dëgjuar edhe unë. Faktikisht, tifozët e të dy klubeve kanë patur kërkesë për shumë më shumë. Nga informacionet që kemi nga klubi i Romës ka pasur kërkesa prej 75 mijë biletash, në një kohë që ka marrë rreth 4 mijë të tilla në dispozicion. Me atë numër biletash që ka marrë Roma, bileta të cilat ua ka dhënë tifozëve që kanë abone vjetore, por jo të gjithëve sepse ka shumë më shumë. Të njëjtën sasi biletash ka marrë edhe Feyenoord, kështu që nuk ka asgjë të pabarabartë apo jo transparente në shpërndarjen e biletave. Kërkesa ka patur shumë më shumë, jo vetëm nga tifozët e Romës dhe Fejnordit, por nga e gjithë Shqipëria apo vende të tjera të Europës. Duke qenë se Italia është më afër padyshim që nga fqinjët ka më tepër kërkesa.

Figurat publike që do të jenë të pranishëm në finale – Janë të ftuar personalitete, kuptohet drejtues të vendit. Janë pjesë e protokollit të UEFA-s, si në çdo vend tjetër, edhe në Shqipëri, Kryeministri, Presidenti, Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe disa institucione të tjera. Pa dyshim që janë të ftuar edhe disa figura sportive të vendit, drejtues të FSHF-së, apo klubeve shqiptare. E gjithë tribuna e stadiumit do të konsiderohet VIP dhe nuk ka qenë në shitje, por është protokoll dhe me ftesa. Ndërsa në tribunën përballë, i gjithë komuniteti i futbollit është i pajisur me bileta, të gjithë anëtarët e FSHF-së, ish-futbollistë të ekipit kombëtar, domethënë është planifikuar që të jenë të pajisur me një biletë dhe ta ndjekin këtë finale në Tiranë. Do të ketë shumë pjesëmarrje në tribunën e stadiumit, Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, disa Presidentë Federatash homologe, si Presidenti i Federatës Italiane, Presidenti i Federatës Holandeze dhe disa federata të tjera. Ndërsa nga bota e futbollit të luajtur, mund të përmend disa emra si: Dejan Saviçeviç nga Mali i Zi apo Zibi Boniek i Polonisë, Francesco Totti i Romës, Antonio Conte, Luis Figo e disa të tjerë.

Shifra që fiton Shqipëria nga kjo finale – Kam dëgjuar që shifra që Shqipëria mund të përfitojë për këtë ndeshje është 140 milionë euro dhe mu duk pak e lartë. Llogarita në telefon shpejt dhe sikur do të ketë 30 mijë njerëz që do të vijnë dhe nëse do të ketë çmim hoteli nga 1 mijë euro, fitimi është 30 milionë euro. Kështu që shifra vërtetë është 140 milionë euro, një shifër shumë e lartë për Shqipërinë që është një benefit direkt. Por nuk është vetëm ky përfitimi që sjell organizimi i kësaj finaleje në Tiranë. Përfitimet janë shumë shumëplanëshe, është edhe imazhi i Shqipërisë, pasi kemi parë se më shumë se bota e futbollit gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur në qendër të vëmendjes Shqipërinë, Tiranën. Shumëkush ka qenë edhe skeptik se si Tirana mund të organizojë një event të tillë dhe madje kanë kritikuar edhe UEFA-n se si mund të vendosë për një finale në Tiranë. Por ja që e vendosi dhe ne mund ta organizojmë dhe dua vërtet t’i falënderoj ata që besuan te ne, sepse ne plotësojmë kriteret. Nuk ishin paragjykues me ne, Presidenti i UEFA-s, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe në të njëjtën kohë unë dua t’i garantoj, ata që na besuan dhe ata që janë skeptikë që kjo do të jetë finale historike edhe pse luhet për herë të parë, por edhe sepse do të ketë një organizim perfekt.

Masat e sigurisë dhe vullnetarët – Bindja ime që kjo finale do të shkojë mirë është e bazuar. Nuk është thjeshtë një propagandë. Është e bazuar në punën e përditshme që unë shoh, në impenjimin që kanë të gjitha institucionet shqiptare, që nga Kryeministri i Shqipërisë, i cili është i angazhuar direkt në organizimin e finales dhe është direkt i gatshëm t’i përgjigjet çdo thirrjeje apo mesazhin që ndihmon në organizmin e finales, duke parë angazhimin e Policisë së Shtetit, që ka nisur përgatitjet që tre muaj më parë me trajnimet që ka bërë me ekspertët europianë dhe të UEFA-s dhe me impenjimin e tyre. Një argument tjetër është vetë tradita e shqiptarëve për të mikpritjen. Ne asnjëherë nuk sillemi keq me mikun kështu kjo më bën të besoj se çdo gjë do të shkojë shumë mirë. Është e vërtetë që kjo është një ndeshje futbolli dhe prodhon emocione, mes tifozerive mund të ketë fansa dhe huliganë, por me masat që janë marrë, duke vendosur të distancuar grupet tifozëve italianë dhe holandezë, qoftë edhe zonës miks, kam bindjen se do të shkojë gjithçka mirë.

Më ka befasuar numri i vullnetarëve pasi në të gjithë organizimet ne nuk ishim mësuar më parë që të kishim vullnetarë në proces, por befasuar nga numri i aplikantëve për të qenë vullnetarë në organizimin e ndeshjes nga e gjithë Europa dhe Shqipëria. Ka pasur më shumë se sa 1 mijë aplikime, nga të cilët ne kemi zgjedhur 400 e që do të jenë pjesë e organizmit të ndeshjes.

Bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës – Personalisht nuk kam pasur kontakte me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, por stafi i Federatës së Futbollit dhe administrata e Bashkisë bashkëpunojnë për të organizuar sa më mirë dhe për të qenë një event perfekt. Është pjesë e kritereve, ku Bashkia e Tiranës ka qenë e përfshirë që në përgatitjen e dosjes dhe është pjesë e organizimit të finales. Është e gatshme në çdo moment për të dhënë kontributin e saj dhe e mobilizuar maksimalisht për të qenë një finale e denjë. Çdokush e kupton që kjo ndeshje nuk ka një mbiemër, Duka apo Veliaj. Ndeshja ka një mbiemër “Shqipëria“ dhe para interesit shqiptar të gjithë duhet të jemi maksimalisht të përqendruar për të bërë më të mirën për futbollin shqiptar dhe pa dyshim edhe të Federatës dhe Bashkisë. Në fund të fundit ne jemi partnerë organizativë të UEFA-s dhe në rast negative, KE-ja e UEFA-s, ia ka besuar Federatës së Futbollit këtë aktivitet dhe nëse nuk do të shkojë mirë, jo vetëm do të na tërhiqet veshi apo do të krijojmë një opinion negativ para atyre që na besuan apo opinionit, por do ulim shanset tona për të pasur aktivitete të tjera të rëndësishme në Shqipëri sepse pa dyshim që ky është kulmi i aktiviteteve të zhvilluara te ne. Ne do të pretendojmë akoma në të ardhmen për të pasur aktivitete të tjera. Duhet ta marrim notë maksimale para UEFA-s.

Finalja e Champions League në Shqipëri? – Për momentin nuk mund ta presim sepse nuk kemi një stadium me kapacitete të tilla që kanë kriteret e CHL sot. Vetëm nëse Shqipëria do të ndërtojë një stadium me kapacitete të tilla, mund të pranohet. Por kompeticioni që mund të presim ne është kjo finale, ndonjë finale e Superkupës apo finale e të rinjve, për moshat U-19 dhe U-21, duke pasur parasysh edhe stadiumet që ne kemi tani në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Kukës.

Me kë jam tifoz në këtë ndeshje? – Kam marrëdhënie shumë të mira me të dyja federatat dhe klubet, por nuk mund ta fsheh që jam më afër Romës duke qenë më afër Italisë dhe duke qenë se kam edhe një motiv më shumë. Në gjirin e Romës kemi një futbollist shqiptar, Marash Kumbulla, për të cilin uroj shumë që ta shohim në fushë ditën e finales dhe të ketë suksese e të rritet akoma më shumë për veten e tij dhe për Shqipërinë.

Si ndihem unë për këtë finale? – Unë mendoj që të gjithë kritikët më të mëdhenj, disa vite më parë nuk e kanë ëndërruar që Shqipëria mund të organizojë një finale, apo që Shqipëria mund të luajë në një kompeticion europian si në Francë 2016, apo që Shqipëria do të ishte në vend të parë në grup në Nations League apo në vend të tretë në grup në eliminatoret e Botërorit. Ky ishte kulmi për nga pikëpamja organizative dhe besoj që edhe ata që nuk e kanë ëndërruar, kritikët më të mëdhenj do ta shijojnë finalen e sjellë nga UEFA apo FSHF.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Next article E papritur në Paris, largohet nga PSG ideatori i transferimeve të mëdha, në rrezik dhe Pochettino
Previous article FOTO/ Shtypi spanjoll “masakron” Mbappen: Ai humbet, zgjodhi paratë para Legjendës (PRAPASKENAT)

Cila skuadër do të bëjë merkato më cilësore në verë?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

ZYRTARE/ "E zeza mbi të bardhë", Herald Marku prezantohet në Shkodër (DETAJET)
June 29, 2022

ZYRTARE/ "E zeza mbi të bardhë", Herald Marku prezantohet në Shkodër (DETAJET)

E KRYER/ Ëndrra bëhet realitet, Kristjan Asllani mbërrin te Inter për vizitat mjekësore
June 29, 2022

E KRYER/ Ëndrra bëhet realitet, Kristjan Asllani mbërrin te Inter për vizitat mjekësore

Goli i tij i rrëzoi nga kategoria, SKËNDERBEU bën gati rikthimin e bujshëm në Korçë
June 29, 2022

Goli i tij i rrëzoi nga kategoria, SKËNDERBEU bën gati rikthimin e bujshëm në Korçë

Vllaznia fluturon me "dhimbje koke” drejt Austrisë, ylli i ekipit qëndron në Kosovë
June 29, 2022

Vllaznia fluturon me "dhimbje koke” drejt Austrisë, ylli i ekipit qëndron në Kosovë

Largimi i PANOS nga moshat e Partizanit, klubi e zëvendëson me tjetër “legjendë” të kuqe
June 29, 2022

Largimi i PANOS nga moshat e Partizanit, klubi e zëvendëson me tjetër “legjendë” të kuqe

Fidel YLLI: Kemi bërë 4 stadiume që nuk i ka parë historia, janë dhënë 5 mln $ për sportin
June 28, 2022

Fidel YLLI: Kemi bërë 4 stadiume që nuk i ka parë historia, janë dhënë 5 mln $ për sportin

Lajmet e fundit

___

Jun 29 9:27 AM
KRYESORE

ZYRTARE/ “E zeza mbi të bardhë”, Herald Marku prezantohet në Shkodër (DETAJET)

Jun 29 9:14 AM
BOTA

E KRYER/ Ëndrra bëhet realitet, Kristjan Asllani mbërrin te Inter për vizitat mjekësore

Jun 29 8:59 AM
KRYESORE

Goli i tij i rrëzoi nga kategoria, SKËNDERBEU bën gati rikthimin e bujshëm në Korçë

Jun 29 8:41 AM
KRYESORE

Vllaznia fluturon me “dhimbje koke” drejt Austrisë, ylli i ekipit qëndron në Kosovë

Jun 29 8:27 AM
KRYESORE

Largimi i PANOS nga moshat e Partizanit, klubi e zëvendëson me tjetër “legjendë” të kuqe

Jun 28 11:51 PM
BOTA

Fitimi i Champions League nga Real Madrid, CEO i Man. Cityt “thumbon”: Kishin fat…

Jun 28 11:30 PM
BOTA

Fiorentina nuk ndalet në tentativat për Bajramin, zbulohet oferta e radhës

Jun 28 11:09 PM
VENDI

Fidel YLLI: Kemi bërë 4 stadiume që nuk i ka parë historia, janë dhënë 5 mln $ për sportin

Jun 28 10:47 PM
VENDI

ZYRTARE/ Tjetër largim nga radhët e Dinamos, mbrojtësi rikthehet në Maqedoni

Jun 28 10:25 PM
VENDI

FOTO/ “Faleminderit Zot”, Romero duket në formë të shkëlqyer fizike te Partizani

Jun 28 10:06 PM
KRYESORE

Miqësorja e fundit kundër Maribor, PARTIZANI jep lajmin e mirë për tifozët

Jun 28 9:47 PM
KRYESORE

FOTO/ Vllaznia mbyll përgatitjet në Shkodër, kuqeblutë nisen drejt Austrisë

Jun 28 9:28 PM
SPORTMIX

VIDEO/ Medalje ari për Shqipërinë, mundësi çeçen triumfon në peshën 65 kg

Jun 28 9:11 PM
BOTA

FOTO/ Lufta vazhdon, ylli i Ukrainës Malinovskyi tregon pamjet e dhimbshme nga stadiumi

Jun 28 8:52 PM
BOTA

FOTO/ Të çmendur pas Mario Gotze, fantazisti gjerman ndërpret stërvitjen e Frankfurt

Jun 28 8:33 PM
BOTA

Ëndrra e madhe e Monza, Galliani konfirmon interesimin për bomberin argjentinas

Jun 28 8:12 PM
KRYESORE

Miqësorja në Strugë, Laçi fiton me rezultat të pastër kundër Llapit

Jun 28 7:58 PM
BOTA

Shkëlqeu në finalen e Conference League në Tiranë, Man. United pranë firmës me holandezin

Jun 28 7:37 PM
BOTA

Do jetë më i paguari në historinë e MLS, Lorenzo INSIGNE: Nuk kam ardhur për para te Toronto

Jun 28 7:18 PM
BOTA

VIDEO/ Rikthimi i shumëpritur, Romelu LUKAKU mbërrin në aeroportin e Milanos

Jun 28 6:59 PM
BOTA

Publikohen fotot, ylli brazilian transferohet tek Arsenali për 52 milionë euro

Jun 28 6:38 PM
VENDI

ZYRTARE/ Egnatia nuk ndalet në merkato, afron ish-mesfushorin e Partizanit

Jun 28 6:19 PM
KRYESORE

ZYRTARE/ U largua nga Skënderbeu, mesfushori shqiptar prezantohet në Turqi

Jun 28 6:00 PM
FACENEWS

Taulant SEFERI “ndez motorrët”, sulmuesi bardheblu: Jemi gati për Champions League

Jun 28 5:45 PM
FACENEWS

FOTO/ Portieri i KOMBËTARES nis pushimet, Elhan KASTRATI shkëlqen me të dashurën

Jun 28 5:30 PM
VENDI

Tirana e “artë” dhe te moshat, bardheblutë kampionë në turne

Jun 28 5:16 PM
FACENEWS

“E larguan me një të rënë të lapsit”, gazetari i njohur sportiv kritikon drejtuesit e Partizanit: MOSMIRËNJOHJE për kontributet e Ledio Panos

Jun 28 5:00 PM
FACENEWS

Opsion për Kukësin, ish-lojtarit i Skënderbeut mbërrin në Tiranë (FOTO)

Jun 28 4:44 PM
Conference League

Ndryshime në stol për rivalin e Laçit, ish-trajneri i Vllaznisë merr drejtimin e ISKRA

Jun 28 4:24 PM
BOTA

VIDEO/ Armando BROJA nis stërvitjen me fanellën e Chelsea

Jun 28 4:06 PM
KOMBETARJA

E konfirmojnë në Itali, lojtari i Kombëtares te Tirana

Jun 28 3:52 PM
GOSSIP

“Obobo do më kapë për flokësh”, Beniada i zbulon padashje “sekretin” Megi Pojanit

Jun 28 3:36 PM
SPORTMIX

Wimbledon humbet 2 nga favoritët, tenistët dalin me Covid, alarm edhe për Nadal e Djokovic

Jun 28 3:21 PM
FACENEWS

FOTO/ Në radarin e klubeve të Superiores, ish-kapiteni i Egnatias s’pyet për temperatura të larta, nis stërvitjen mes kryeqytetit

Jun 28 3:02 PM
KRYESORE

Deklarata e presidentit të Vllaznisë dhe kundërpërgjigja e drejtuesve të Partizanit, kur e vërteta triumfon mbi protagonizmin (RASTI HERALD MARKU)

Sondazh

Cila skuadër do të bëjë merkato më cilësore në verë?

View Results

Loading ... Loading ...

SHTYPI I DITËS

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Itali – Serie A

Spanjë – La liga

Angli – Premier League

Gjermani – Bundesliga

  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • FITNESS
  • Back to top
© NewSport.al 2021. All rights reserved.
Adresa: Rr. Emin Duraku, Hyrja nr.1, Ap.14, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P