Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Sokol Cikalleshi "hakmerret" ndaj Bashakshehirit, i shënon dhe i jep goditje finale për titullin

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Sokol Cikalleshi "hakmerret" ndaj Bashakshehirit, i

Sokol Cikalleshi ndëshkon Bashakshehirin, skuadrën që ka në pronësi kartonin e tij dhe që e ka huazuar te Akhisar.

Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e fitores për ekipin e tij, në sfidën e sotme e cila përfundoi 2-1 për Akhisar, duke i dhënë një goditje të fortë Bashakshehirit që pretendon për titull kampion në Turqi.

Cikalleshi e nisi nga stoli dhe hyri në fushë kur ndeshja ishte 1-1, ndërsa realizoi në minutën e 93-të duke i dhënë tri pikët Akhisar dhe duke ndëshkuar kështu Bashakshehirin.

Kujtojmë se sulmuesi kavajas u huazua nga Bashakshehir te Akhisar në merkaton e dimrit, por për këtë lëvizje tashmë klubi që ka në pronësi kartonin e tij është penduar shumë.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga