
Teuta do të presë sot Vllazninë për të luajtur ndeshjen e javës së 35-të të Superligës.
Një finale mes dy skuadrave që kërkojnë mbijetesën. Por, mungesat janë ato që shqetësojnë Teutën, sepse trajneri Gugash Magani nuk do të ketë të gatshëm plot pesë futbollistë për këtë 90-minutësh.
Musta, Sykja të pezulluar për shkak kartonësh. Hodo dhe Tarik janë të dëmtuar dhe nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin Gugash Magani në sfidën kundër shkodranëve.
Por, shqetësimi tjetër për trajnerin e Teutës është edhe Enriko Papa. Fantazisti i skuadrës bregdetare ka pasur një dëmtim në gju dhe nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim. Papa ka qenë një nga lojtarët që ka mbajtur peshë të madhe në mesfushë që kur u transferua te Teuta në muajin janar të këtij viti dhe mungesa e tij do të jetë një minus i madh për "djemtë e detit" sidomos duke ditur rëndësinë e takimit kundër Vllaznisë.