
Kategoria Superiore do zhvillojë sot javën e 34 të saj. Në 17:00 të gjitha skuadrat do zbresin në fushë, për pesë ndeshje deçizive. Padyshim kryendeshja e titullit është ajo mes Teutës dhe Partizanit, e cila luhet në "Niko Dovana". Durrsakët kryesojnë kampionatin me tri pikë më shumë se "Demat", që sot do duhet të hyjnë në fushë vetëm për fitore. Sfida e Durrësit mund të vendosë titullin kampion, me Djemtë e Detit që e kanë në këmbët e tyre fatin e trofeut.
Në të njëjtin orar luhen edhe katër sfidat e tjera që do vendosin shumë për zonën evropiane dhe mbijetesën. Bie në sy sfida mes Tiranës dhe Laçit që zhvillohet në "Selman Stërmasi", apo Skënderbeu - Apolonia, e Vllaznia - Kastrioti. Gjithashtu dueli mes Kukësit dhe Bylis që luhet në "Elbasan Arena" vlen për zonën e mbijetesës, me miqtë që për momentin janë me një këmbë në të Parën.
Sot - Superliga - 17:00
Kukësi - Bylis
Vllaznia - Kastrioti
Teuta - Partizani
Tirana - Laçi
Skënderbeu - Apolonia