Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për “Final Four” të Nations League. Holanda, Italia, Kroacia dhe Spanja kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre.
Kombëtarja spanjolle do të përballet me “Azzurrët” në 14 qershor në Enschende. Një ndeshje e cila u zhvillua edhe në gjysmëfinalen e edicionit të kaluar të Nations League, aty ku Spanja fitoi me rezultatin 1-2 teksa tashmë italianët kanë mundësinë e hakmarrjes.
Ndërkohë, gjysmëfinalja e dytë është ajo mes Kroacisë dhe Holandës më datë 15 qershor. Kujtojmë se ndeshjet finale të eventit do të zhvillohen në Holandë nga data 14 qershor deri më datë 18 qershor teksa janë përcaktuar edhe dy qytetet mikpritëse, Rotterdam dhe Enschede.
Është tashmë e përcaktuar që Holanda do ta zhvillojë gjysmëfinalen e parë në Rotterdam në stadiumin me 51.117 vende të De Kuip, po ashtu siç është vendosur që po në Rotterdam të luhet edhe finalja e madhe.