Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Fillojnë dilemat e para për Sedloskin, mungesat mbajnë pezull formacionin anti-Kukës

Shkruar nga NEWSPORT
Fillojnë dilemat e para për Sedloskin, mungesat mbajnë pezull

Vllaznia do të përballet me Kukësin të dielën në orën 15:00 në Kukës Arena për të luajtur ndeshjen e javës së 29-të të Superiores. Derbi i Veriut i sheh dy skuadrat në kërkim të fitores për të kapur objektivat personal.

Për trajnerin e Vllaznisë, Sedloski, kanë ardhur edhe dilemat e para që pas mbërritjes në Shkodër. Mungesat e Gurishtës dhe Hakajt kanë lënë pa krahë skuadrën dhe trajneri po punon për të gjetur zëvëndësuesit e duhur. Arsid Kruja është thuajse i sigurtë në vend të kapitenit ndërsa krahu i majtë është një balotazh mes Smajlit dhe Bulatovic.

Nëse përdoret i pari, atëherë Bulatovic luan në qendër me Juric por trajneri ka në mendje edhe inkuadrimin e Dajan Shehit në qendër me Juric dhe Bulatovic në krah. Këto dilema do të zgjidhen vetëm në stërvitjen finale që është ditën e nesërme ndërsa pjesa tjetër do të jetë e njëjta me atë të ndeshejs së fundit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga