Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FIFA tregohet e pamëshirë, skuadrat e Superiores në “hall” prej bllokimit të merkatos

Shkruar nga NEWSPORT
FIFA tregohet e pamëshirë, skuadrat e Superiores në

FIFA është treguar e pamëshirë për skuadrat e “Abissnet Superiore”, me ekipet që tashmë seriozisht janë në një hall të madh. Tashmë 3 ekipet e Superiores janë me merkato të bllokuar, që do të thotë se asnjëra prej tyre nuk do të munden të regjistrojnë lojtarë gjatë janarit.

Tirana është skuadra e cila për shkak të humbjes së gjyqit ndaj Kale dhe Torasës,  pasi kampionët kanë detyrime ndaj futbollistëve. Pa shlyer shumën e caktuar nga FIFA, bardheblutë nuk do të munden të bëjnë regjistrime.

Merkato të bllokjuar kanë edhe Laçi dhe Teuta, teksa tashmë si kurbinasit ashtu edhe durrsakët nuk do të munden të bëjnë regjistrime në merkaton e janarit, pa shlyer detyrimet që kanë ndaj lojtarëve të huaj. Akoma nuk bëhet e ditur se për kë lojtarë bëhet fjalë apo sa janë shifrat, por kjo padiskutim është një lajm i keq për të gjitha ekipet, të cilat pretendojnë të forcojnë skuadrat në merakto.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga