FIFA ka nisur hetimet për Serbinë për shkak të sjelljes jo sportive në ndeshje ndaj Zvicrës, të cfituar nga këto të fundit me shifrat 3-2, teksa Granit Xhaka nuk është pjesë e hetimit. Për këtë ka reaguar edhe Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, ku sipas të cilit Granit Xhaka është dhe mbetet krenaria jonë.
“I lumtur që Serbia do të hetohet nga FIFA për diskriminim, ndër të tjera. Për këtë bëra thirrje edhe në Tëitter dy javë më parë. Graniti është dhe mbetet krenaria jonë! Urime”, shkruan fillimisht Behgjet Pacolli në “Facebook”.
Më pas në një koment në postimin e tij, Pacolli tha se Graniti po bën maksimumin për shtetin që i besoj, teksa nuk ka bërë veprime të rrugaçëve.
“Siç po shifet Graniti nuk është rrugaç dhe nuk ka bërë veprime të rrugaçëve. Ai ka bërë dhe po bën maksimumin që dikush jep për kombin e vetë në rend të parë dhe për shtetin që atij i besoj dhe e përvetësoj me krenari si qytetar të saj. Rrofsh sa malët Granit Xhaka, ti je dhe mbetesh nderi i kombit”, ka shkruar Pacolli.