
Ditën e sotme dy klubet shqiptare Flamurtari dhe Luftëtari, u dënuan nga institucioni i FIFA-s duke iu ndaluar merkato në të ardhmen. Të dyja klubet ndodhen në vendet e fundit të renditjes në Superiore. Duke vuajtur problemet e mëdha në menaxhim edhe në skuadër, klubeve tashmë u shtohet edhe një dënim, i cili duket se vulos të ardhmen e tyre në Superiore.
Sipas dënimit nga FIFA, Flamurtari është dënuar me 3 sesione merkato, ndërsa Luftëtari me 1 të tillë. Por mesa duket dënimet mund të hiqen me kusht nëse paguhen borxhet. Moderatori i njohur Gerti Çarçani në studion e Pressing ka zbuluar një detaj më tepër. Sipas informacioneve Flamurtari ka borxh rreth 45 mijë euro ndërsa Luftëtari 75 mijë euro.
Poll