
Korabi nuk mbetet në "mes të 4 rrugëve". Skuadra dibrane ka marrë garanci financiare nga dy donatorët që jetojnë në SHBA, Selim Rusi dhe Naim Agolli.
Rezultatet e fundit të ekipit kanë bërë që sponsorët të binden dhe të vijojnë investimin e tyre te Korabi.
Mësohet se Rusi dhe Agolli kanë dhënë garancinë e tyre për korrektësi financiare në vazhdim. Një lajm i mirë ky për Korabin, që tashmë ka konfirmuar burimin e të ardhurave, ashtu si në fillim të këtij sezoni, kur dy donatorët që jetojnë në SHBA dhanë kontributin e tyre financiar për merkaton dhe për nevojat e tjera financiare të klubit.
Poll