Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shkollat në Shqipëri me federatë për sportin, e konfirmon kryeministri Rama

Shkruar nga NEWSPORT
Shkollat në Shqipëri me federatë për sportin, e konfirmon

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme që do të themelohet një federatë e posaçme për sportin në shkolla. Gjatë një aktiviteti që zhvilloi në Kryeministri, i pari i Qeverisë shpjegoi se si do të funksionojë kjo federatë.

"“Kemi qenë dëshmitarë të mënyrës sesi u asgjësua baza e sportit në shkolla. Për më shumë se 20 vite sporti mbijetoi falë përpjekjeve individuale. Ne tani i japim sportit shkollor një shtëpi. Kremtojmë lindjen e një federate speciale, atë të sportit shkollor.

Nëse futbolli mund të konsiderohet si rast specifik, sportet e tjera mbeten në mëshirë të fatit. Regres e kaos u krijua në raportin mes shtetit dhe federatave sportive, por Qeveria pagoi të gjitha detyrimet e prapambetura të sportistëve elitarë.

Po përgatitet një ligj i ri për sportin, si dhe disa programe edukimi fizik për të gjitha nivelet e studimit. Lëvizja sportive në shkollë është një bazë për kulturën shoqërore dhe shëndetin publik. Ne kemi vendosur një qasje të ndryshme nga e shkuara në raport me sportin në shkollë. Hartuam statusin për sportistin elitar dhe jemi gati për të kaluar një ligj të ri për sportin.

Të gjitha federatat do kenë selinë si çdo simotër në BE. Ndërkaq, po ndërtohet një pallat i ri i sportit si dhe do të ndërtohet pishina olimpike e mbyllur. Këto nuk janë luks, por bazë jetike për një vend, për sportin. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë stadiume dhe pallate sporti; do të rindërtojmë ‘AsIlan Rusin’. Parashikohet program edukimi fizik për herë të parë që nga kopshtet si dhe një paketë speciale e edukimit fizik për nxënësit me aftësi të kufizuara”, përfundoi kryeministri i vendit, Edi Rama.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga