Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Federata Europiane e Peshëngritjes: Anulimi i Tiranës? Shumë Federata i kishin prerë biletat, gjendja emergjente

Shkruar nga NEWSPORT
Federata Europiane e Peshëngritjes: Anulimi i Tiranës? Shumë

Muaji mars duhet të ishte një muaj i madh për sportet në Shqipëri. Tirana u përzgjodh nga Federata Europiane e Peshëngritjes si qyteti pritës i kampionatit europian, shkruan Prishtinainsight.

Në nëntor, zyrtarë të lartë të Federatës vizituan Tiranën për të takuar politikanë dhe zyrtarë të sporteve për të nisur organizimet për ngjarjen e madhe. Një muaj më vonë, axhenda u botua në faqen e Federatës.

Por "re të zeza" mbuluan shpejt këtë panoramë, kur Romela Begaj, një medaliste e gjatë, u testua pozitivisht për doping pasi fitoi medaljen e artë në kampionatin Botëror në Kaliforni në muajin dhjetor. Begaj mohoi se ka përdorur substancën. Presidenti i Federatës Elez Gjozaj dha dorëheqjen pas reagimit publik.

U bë e qartë se kampionati nuk mund të mbahej në Tiranë, duke e lënë Federatën Europiane në barrën e gjetjes së një vendi tjetër vetëm dy muaj para fillimit të kampionatit.

"Ishte një problem i papritur dhe shumë serioz për Federatën Europiane të Peshëngritjes dhe federatat e vendeve të tjera anëtare" tha Hasan Akku, sekretar i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Peshengritjes për Inside dhe Games.

Zhvendosja krijoi konfuziuon dhe humbje financiare për shumë ekipe. "Eshtë një situatë emergjente...kam dëgjuar se disa vende i kishin blerë tashmë biletat e tyre të avionit për në Tiranë" tha Alex Padure, sekretar i përgjithshëm i Federatës Rumune.

Sipas Brian Olivier, një gazetar sportiv për "Inside dhe Games", kishte njerëz që u gëzuan nga heqja dorë nga Tirana për këtë kampionat, por kishte edhe shumë të tjerë që u zhgënjyen nga ky fakt. "Sigurisht, reputacioni i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ka vuajtur për shkak të vështirësive praktike që po përballen tani të gjitha vendet në Europë" tha ai për Prishtina Insight.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga