Europiani 2020 është në prag dhe ndeshja e parë është të premten (Turqi-Itali). Kompanitë e basteve kanë bërë publik edhe koeficientët, për fituesin e mundshëm të këtij kompeticioni kaq madhor.
Sipas BET365, favorit absolut për të ngritur në fund trofeun në qiell është Franca. Të besuarit e Didier Deschamps kuotohen me 5,50, për triumfin final. E dyta është Anglia, me "3 luanët" që kuotohen me 6.00. Shumë larg pritshmërive Italia dhe Gjermania, ku sipas gjigandit britanik të basteve, kuotohen respektivisht me 9.00 dhe 8.00.Me interes të madh pritet të shihet sesi do shkojnë gjërat, me Europianin 2020 që fillon vetëm pas pak ditësh.

Galeria fotografike ()
Poll